Leonard Kohen, këngëtari më zërin e thellë që të bën të ëndërrosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21 shtator 1934 – In memorian në ditën e lindjes të legjendës së muzikës

 Leonard Veizi

Një zë i thellë, prej basi. Një ritëm i përmbajtur dhe aspak ekstravagand. Një vijë melodike që të magjeps e të fut në mendime. Këto bënin dallimin. Gjithçka është e qetë aq sa mund të ëndërrosh për shkuar shumë larg, dhe atje ku se ke menduar asnjëherë më parë se kaq. Sepse në boshllëk ëndërrimi duhet të jetë pak më i vakët dhe i varfëruar, se sa në një amjent që thyhet, – po aq sa muzgu nga një reze djelli që perwndon, – prej një vijë melodike e cila tenton të shkojë drejt përsosmërisë…

…Ai sot konsiderohet si një legjëndë e muzikës. Dhe jo vetëm kaq. Sepse ai ishte po aq dhe një poet plot sharm.

E kush nuk e ka dëgjuar këngë e famshme “Dance me to the end of love”. Të ketë kërcyer nën tingujt e saj a të jetë dashuruar me gjithçka, qoftë dhe vetëm për pak çaste. Kush nuk e ka dëgjuar një tjetër këngë po aq të famshme si “Alleluja” dhe të ketë ndjerë se është më pranë Zotit, qoftë dhe për aq sa zgjat vija melodike. Të dyja këto këngë epope dhe ca të tjera më shuma akoma, i ka kënduar një solist i jashtëzakonshëm, siç ishte kanadezi Leonard Kohen.

Jetëshkrimi

Jetëshkrimi i këtij këngëtari të famshëm, i cili qarkullon rëndom në çdo portal të mundshëm, më së shumti i është bashkangjitur pikërisht lajmit për për largimin e tij nga jeta. Një jetëshkrues i mirë dhe padyshim njohës i muzikës thotë se nëpërmjet këngës së tij, ai eksploroi fenë, politikën, izolimin, depresionin, seksualitetin, humbjen, vdekjen dhe marrëdhëniet romantike.

Padyshim, janë vargjeve të veshura me një ritëm melodik krejt të veçantë, ku një kitare i janë zëvendësuar telat prej metali me fije najloni. Dhe kjo ka bërë çudinë.

Fillimet

Për të shkruhet se u lind në një familje hebreje, më 21 shtator 1934 në Montreal, Kanada. Nëna e tij, Marsha, ishte ruse nga Lituania. I ati, me prejardhje hebreje-polake, vdiq kur Leonard Kohen (Cohen) ishte nëntë vjeç. E meqenëse familja e tij kishte financuar ndërtimin e një sinagoge dhe Leonardi u rrit në këtë ambjent. Pavarësisht se më pas ai iu kushtua edhe Budizmit.

Mësoi të luante në kitarë kur ishte adoleshent dhe formoi një grup folku: Buckskin Boys.

Ndërsa kontakti me vargjet e shkrimtarit më madh spanjoll Federiko Garcia Lorca e ktheu atë drejt poezisë.

Kohen ndoqi karrierën si poet dhe romancier gjatë viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960. Ndërsa karriera e tij muzikore filloi në vitin 1967 kur ishte 33 vjeç.

Botoi disa libra me poezi dhe novela prej të cilave nxori fitime modeste e me të cilat shkoi të jetonte në Londër.

Lexo edhe :  1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Shkollimi

Kohen ndoqi shkollën fillore Roslyn dhe përfundoi ciklin e lartë në shkollën e mesme Herzliah, ku jepte mësim mentori i tij letrar Irving Layton. Më pas u transferua në 1948 në shkollën e mesme Ëestmount, ku ai studioi muzikë dhe poezi.

Në 1951, Cohen u regjistrua në Universitetin McGill, ku u bë president i Unionit të Debateve McGill dhe fitoi konkursin letrar Chester MacNaghten për poezitë “Sparroës” dhe “Thoughts of a Landsman”. Cohen botoi poezitë e tij të para në mars 1954 në revistën CIV/n.

Pas diplomimit, Cohen kaloi në Fakultetin e Drejtësisë McGill dhe më pas në vitet 1956–‘57 në Shkollën e Studimeve të Përgjithshme të Universitetit Columbia. Cohen e përshkroi përvojën e tij në shkollën pasuniversitare si “dashuri pa pasion”. Si pasojë, Cohen u largua nga Nju Jorku dhe u kthye në Montreal në 1957, duke punuar punë të ndryshme dhe duke u përqëndruar në shkrimin e letërsisë

Më pas shkoi në Greqi, ku bleu një shtëpi në ishullin Hydra. Aty jetoi me norvegjezen Marianne Jensen, për të cilën më pas bëri këngën “So long Marianne”. Vdekja e saj në vitin 2016, frymëzoi albumin e fundit muzikor të Cohen-it “You want it darker”.

Muzika dhe letërsia

Albumi i tij i parë, “Songs of Leonard Cohen” në vitin 1967, u pasua nga tre albume të tjerë të muzikë popullore. Kompozimet ishin të thjeshta. Modeste ishte edhe paraqitja e tij, krejt e ndryshme nga ajo e muzikantëve të tjerë modernë. Muzika e tij, ishte fort emocionuese, dhe po aq qetësuese. Temat e këngëve të tij kanë të bëjnë me dashurinë dhe besimin, me dëshpërimin dhe ekzaltimin, me vetminë dhe shoqërinë, me luftën dhe politikën. Në 1979, Cohen iu kthye këngëve më tradicionale, të cilat ndërthurën stilin e tij akustik me xhaz. Tek krijimtaria e tij ndikuan ritmet muzikore të Azisë Lindore dhe Mesdheut ose thënë më qartë ai u ndikua nga muzika ruse dhe greke.

Çmimi

Vetëm në vitin 1984 Cohen botoi librin e tij të radhës me poezi, “Libri i Mëshirës”, i cili i dha atij Çmimin Letrar për Poezi të Shoqatës së Autorëve Kanadezë.

Epilogu

Kohen vdiq më 7 nëntor 2016 në moshën 82 vjeç në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku leuçemia që e përndiqte prej kohësh ishte një shkaktar i fortë për tia përshpejtuar fundin. Sipas menaxherit, vdekja e Kohen ishte rezultat i një rënieje në shtëpinë e tij atë mbrëmje. Padyshim kjo do të përshpejtonte gjithçka, duke pasur parasysh edhe moshën e tij. U tha se vdiq në gjumë, i qetë. Vdekja u njoftua më 10 nëntor, në të njëjtën ditë me funeralin e tij, i cili u mbajt në Montreal. Sipas dëshirës, Kohen u varros me një rit hebre, në një arkivol të thjeshtë, në një ceremoni familjare në varrezat e Kongregacionit “Shaar Hashomayim” në Malin Royal.

 

Të fundit

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

Lajme të tjera

Web TV