Punonjësi i karburantit i kërkoi të vinte maskën, klienti vret 20-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i vrasjes së një 20-vjeçari të shtunën e kaluar në një pikë karburanti në Gjermani ka shkaktuar reagime të shumta në vend.  I riu u vra me gjakftohtësi nga një klient, pasi ky i fundit refuzoi të mbante maskë kundër COVID.

Autori ishte një 49-vjeçar i cili i tha policisë se nuk u bindej masave kufizuese. Ai është lënë në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

Punonjësi i karburantit, ishte student dhe punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë , të cilën e hoqi për të provokuar të riun.

Në momentin kur ai i tha të vinte maskën, klienti nxori një pistoletë nga xhepi i tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori i tha policisë se ndihej i ndrydhur nga masat që lidheshin me pandeminë duke i cilësuar si sulm ndaj të drejtave të tij.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV