“Shmangni gjuhën e urrejtjes dhe trajtimin e fëmijëve si të rritur”/AMA vërejtje televizioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një mesazhi të posaçëm, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka apeluar ndaj në këtë nisje të sezonit të ri televiziv për më shumë respektim të etikës dhe rregullave në raporton nga ana e të gjithë televizioneve.

AMA e vë theksin te ‘ligjet’ që duhet të kihen parasysh kur raportohet për COVID-19, të respektohen kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.
AMA apelon që të respektohen edhe fëmijët në raportime apo emisione.

Trajtimi i fëmijëve si të rritur, apo si gjenerues të emocioneve të panevojshme në emisione, janë dukuri që duhet të shmangen, qoftë në transmetimet e drejtpërdrejta apo ato të regjistruara”, thuhet në mesazhin e AMA.

Mesazhi i plotë i Autoritetit të Mediave Audiovizive:

Në nisje të sezonit të ri televiziv, Autoriteti i Mediave Audiovizive uron të gjithë OSHMA-të dhe stafet e tyre: Punë të mbarë dhe suksese!

Autoriteti i Mediave Audiovizive, gjithashtu, gjen rastin të risjellë në vëmendje të OSHMA-ve detyrimet që rrjedhin nga ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akte të tjera nënligjore në fuqi.

AMA, do të vijojë monitorimin e transmetimeve, për zbatimin e kërkesave të këtij kuadri ligjor, apo angazhimeve që vetë OSHMA-të kanë marrë përsipër në procesin e licencimit.

Parimet mbi të cilat është ngritur ligji 97/2013 kanë të bëjnë me veprimtari audiovizive të lirë, që respekton paanshmërisht të drejtën për informim, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut. Në mënyrë të veçantë kjo veprimtari respekton të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.

AMA në angazhimin për realizimin e detyrave funksionale si institucion rregullator, ka pasur dhe ka si prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.

Lexo edhe :  Marrëveshja me Italinë për pensionet zbatohet nga qershori, si do të kryhet përllogaritja

Emisionet me/për fëmijët krijojnë ndjeshmëri tek audienca, te fëmijët, prindërit, të afërmit apo kujdestarët e tyre. Trajtimi i fëmijëve si të rritur, apo si gjenerues të emocioneve të panevojshme në emisione, janë dukuri që duhet të shmangen, qoftë në transmetimet e drejtpërdrejta apo ato të regjistruara. AMA ka mirëpritur dhe mirëpret, që edhe në këtë sezon të ri të shmanget përdorimi i fëmijëve në ekran, apo transmetimi/ritransmetimi i përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e tyre, në orare që ata mendohet se janë para ekranit.

Kohët e fundit në ofertën programore të televizioneve një hapësirë të konsiderueshme ka marrë edhe trajtimi i pandemisë Covid-19.

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson maksimalisht rolin dhe kontributin e redaksive audiovizive në mbulimin e ngjarjeve të aktualitetit mbi pandeminë dhe trajtimin e situatës. Në këtë sezon të ri programor, AMA beson se OSHMA-të do të kenë parasysh kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive.

AMA ju fton në mbajtjen parasysh të interesave të publikut, të balancës në paraqitjen e opinioneve, krijimin e hapësirave për ekspertët e mirëfilltë të fushës.

AMA si institucion rregullator ju fton po ashtu, për shmangien e fenomeneve të tilla si:

konfuzioni

deformimi i rezultateve shkencore të konfirmuara

zgjerimin/balancimin e paraqitjes së ideve dhe opinioneve, duke mos krijuar hapësira për zhvillimin e tryezave të debatit vetëm me individë jo ekspertë të fushës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive gjithashtu pret nga OSHMA-të respektimin e rregullave dhe normave të gjuhës shqipe, shmangien e përdorimit të gjuhës së papërshtatshme apo deningruese në transmetimet audiovizive.

Për fillimin e këtij sezoni të ri programor audioviziv, AMA ka pritshmëri maksimale se OSHMA-të do të forcojnë edhe më shumë lirinë e shprehjes, pluralizimin dhe pavarësinë editoriale në favor të shumëllojshmërisë dhe cilësisë së produkteve mediatike për publikun.

Të fundit

Media franceze: “Shqipëri, fushatë eurofile e një kryeministri gjithnjë e më autokratik”

Jemi në prag të zgjedhjeve elektorale për deputetët e rinj në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa media franceze "Liberation" i...

Jennifer Lopez injorohet nga prindërit e tjerë në eventin e vajzës së saj!

Kur Jennifer Lopez shfaqet kudo, shumica e njerëzve bëjnë foto nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ka fansa që kërkojnë selfie. Por ky nuk...

Po vendosnin energjisë elektrike në një qendër votimi! Humb jetën elektricisti

Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar këtë të enjte në Kodër Rrëshen, gjatë orarit të...

Sërish tym i zi në Vatikan

Sërish tym i zi në Vatikan! Konklava nuk ka arritur ende në një dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë...

Mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari që i shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. 22-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV