Armë dhe drogë, policia arreston 44-vjeçarin në Belsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar nga fshati Dëshiran i Bashkisë Belsh, të cilit iu kapën armë zjarri dhe lëndë narkotike. Burime zyrtare bëjnë me dije se Agron Zdrava u arrestua pas një bashkëpunimi mes forcave “Shqiponja”, policisë së Cërrikut dhe asaj të Elbasanit. Pas arrestimit atij iu gjetën në shtëpi katër armë zjarri, një sasi fishekësh si edhe lëndë narkotike gati për t’u shitur.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit, në ambientet e jashtme të shtëpisë janë konstatuar edhe disa lëndë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Belsh

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deshiran”.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Deshiran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Agron Zdrava, 44 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV