Juventus përmbys gjithçka dhe arrin fitoren e parë në kampionat, debuton Manaj me Spezian (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Bardhezinjtë kanë mposhtur 2-3 në transfertë Specian duke siguruar fitoren e parë në këtë sezon të Serisë A.

Kean kaloi në avantazh Juven në minutën e 28-të të takimit. Avantazhi i bardhezinjve zgjati vetëm 5 minuta, pasi Gijasi vendosi baraspeshën në minutën e 33-të të takimit.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Antiste. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 66-të kur Chiesa barazoi shifrat duke depërtuar bukur në zonën e Specias.

6 minuta më vonë, pas një rrëmuje në zonë, De Ligt shënoi golin e 3-të për bardhezinjtë dhe të avantazhit.

Në minutën e 77-të u aktivizua dhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë takim. Juve siguron kështu fitoren e parë në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 5 pikëve pas 5 ndeshjesh.

Të fundit

Mohoi çdo lloj pasurie, 12 vitet e Jorge Mario Bergoglio në krye të Selisë së Shenjtë

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Vatikan. Papa Françesku ishte i pari Papë nga Amerika Latine, i pari...

Vesa Luma thyen heshtjen mes thashethemeve për ndarje me Big Bastën

Prej disa javësh në mediat rozë është përfolur për një krisje në marrëdhënien mes Vesa Lumës dhe Big Bastës. Çifti ka preferuar të mos...

Ndarja nga jeta e Papa Franceskut, anulohen ndeshjet e Serie A

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore. Për shkak të kësaj, është vendosur që të shtyhen ndeshjet që do...

“Papa i të gjithë popullit”- Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut

Liderët botërore kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot...

Siguria ushqimore/ Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet që nga 1 janari 2026!

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i...

Lajme të tjera

Web TV