Osmani falenderon ish-presidentin amerikan Clinton: Kosova është e bekuar me gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Osmani me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

Ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton për ndihmën dhe kontributin e tij në Kosovë i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

A do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse do japë dorëheqjen si kryetar...

Horoskopi ditor, 29 Maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni atë që është e tepërt...

29 maj 1453/ Mehmeti II merr Konstandinopojën, Kruja reziston me Gjergj Kastriotin

Nga Leonard Veizi U njoh si “Fatih”, apo Mehmeti Pushtuesi. Ishte ende i ri kur hyri triumfalisht në zemrën e Perandorisë Romake të Lindjes: Konstandinopojë....

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Lajme të tjera

Web TV