Gjykata italiane liron nga burgu udhëheqësin katalanas, Puigdemont

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë. Lajmin bëri të ditur avokati i tij.

Sipas BBC, Carles Puigdemont duhet të qëndrojë në ishullin italian, derisa të shqyrtohet një kërkesë ekstradimi nga Spanja.

Ai u vendos nëpranga me një urdhër arresti spanjoll të enjten.

Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi një votim për pavarësinë e rajonit në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian.

Avokati i Puigdemont, Agostinangelo Marras,  konfirmoi për mediat se ai “mund të lirohet nga sot”.

Policia italiane e kishte pritur ish-presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten.

Ai udhëtoi në ishullin italian të enjten për një festival folklorik katalanas, tha avokati i tij, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, afër aeroportit.

Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër-arresti evropian nuk është më i vlefshëm. Kryeministri Pedro Sánchez tha se “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”.

Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë – kryeqyteti i Katalonjës – të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij.

Të fundit

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Lajme të tjera

Web TV