Veliaj nga Verona: Po punohet për një treg agro-ushqimor publik dhe me çmime më të ulëta se në privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj teksa ishte në një vizitë zyrtare në Verona për të tjera marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, u ndal në tregun e shumicës së fruta perimeve të Veronës. Sipas drejtuesit të këtij tregu, aty tregtohen edhe produkte të mishit, peshkut dhe pijeve dhe menaxhohet nga një ent publik dhe që jep garancinë e trajtimit të produktit.

Mbi të gjitha me rëndësi është se në këtë treg përcaktohen edhe çmimet mesatare të cilët më pas përdoren edhe në tregun e lirë. Mbështetur mbi këtë eksperiencë, Veliaj veçoi se një projekt të ngjashëm me tregun e shumicës në Verona, Bashkia e Tiranës po punon ta bëjë me tregun agro-ushqimor. Sipas tij në Farkë po punohet për një treg agro-ushqimor publik dhe me çmime më të ulëta se në privat.

Ambicia që kemi është që të mësojmë sidomos nga tregu i shumicës së fruta perimeve. Ne kemi produkte të jashtëzakonshme në të gjithë Luginën e Erzenit përreth Tiranës dhe shumë prej fermerëve tanë duhet të shkojnë në pika private që kanë çmime shumë të larta. Për sa kohë një ent publik mund ta bëjë shumë mirë këtë punë, ashtu siç kemi bërë me ent publik edhe pastrimin dhe parkimin, edhe tregu i shumicës bëhet, sidomos për të lehtësuar jetën e fermerëve tanë të vegjël dhe për të ndihmuar ata që kanë një dyqan dhe duan të kenë një mall si perime apo fruta që janë të freskëta që rriten në periferinë e Tiranës. Dhe të sigurohemi që ekonomia e qytetit, e pjesës urbane të qytetit të ndihmojë gjithashtu ekonominë e pjesës rurale të Tiranës së madhe”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  ‘Ishte zaptuar me ndërtime’/ Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

Më pas kryetari Veliaj zhvilloi edhe një vizitë në Vicenza, për të marrë eksperiencën më të mirë për menaxhimin e shërbimeve publike duke veçuar se Tirana ka dhënë shembuj që shteti, institucioni publik bën më shumë punë se privati.

Të fundit

Dafina flet për paragjykimet gjatë shtatzënisë: Burrat kanë nevojë të hapin sytë

Në një postim së fundmi në Threads, Dafina Zeqiri u ndal në një temë që prek shumë gra: mënyra...

Avioni merr flakë gjatë fluturimit në Kanada, shkak… një lepur

Një incident ndodhi në mes të muajit prillit kur një fluturim i United Airlines ukthye në makth për udhëtarët, pasi motori mori flakë gjatë...

Drejtori i zyrës së shtypit të PD fshin lajmin për Ramën: Nuk ishte burimi im

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në...

Kriza politike në Kosovë, ndërkombëtaret pa ndonjë përpjekje për të zgjidhur situatën

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pakonstituuar, ndonëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare. Për dallim nga situatat...

Ngjarje e rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41...

Lajme të tjera

Web TV