Nga Uashingtoni në PD/ Provat e reja? Kim informon Bashën mbi “dosjen Berisha”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomatja amerikane Yuri Kim ka mbërritur mesditën e djeshme nga Uashingtoni duke shkuar menjëherë në selinë blu për tu lënë porositë që mori nga DASH për Berishën dhe për PD-në. Shqetësimi i Kim mbi perceptimin se SHBA po shkel sovranitetin e Shqipërisë: “Ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”.

Nga Fernada Cenko

Diplomatja amerikane Yuri Kim sapo është kthyer nga Uashingtoni ka shkruar menjëherë te kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ku e ka informuar për vendimin e Amerikës në lidhje me dosjen Berisha por edhe për rrugën që duhet të ndjekë PD. Ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, se ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri.

Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim. Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u ndal në një prononcim për mediat. Mes të tjerash, kryediplomatja amerikane vuri theksin te zhvillimet e fundit në selinë blu, duke thënë se duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecë përpara. Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja Kim iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”.

Për sovranitetin

Pasi ish-kryeministri Berisha u shpall “non grata” dhe pasi u përjashtua nga grupi parlamentar, i pari që doli se po prekej sovraniteti ishte pikërisht Berisha dhe më pas shumë analistë e gazetare të cilët e quajtën të gabuar vendimin e që mori Amerika për t’i kërkuar Bashës të largonte Berishën. Kjo nuk u përtyp mirë. Ndaj edhe Kim dje pati rastin që t’ju përgjigjej këtyre se sovraniteti nuk po cënohet.

“Kam parë disa raportime shqetësuese sipas të cilave ajo që ka ndodhur në lidhje me përcaktimin nga Departamenti i Shtetit, qenka një lloj sulmi ndaj sovranitetit të Shqipërisë. Është diçka faktikisht e gabuar dhe është ofenduese”, tha Yuri Kim duke sjellë në prononcimin e saj edhe një fakt historik. “Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti Uillson ishte ai që ngriti zërin dhe tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim në atë deklaratë, të cilën e kemi shtuar, është që Shqipëria duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por duhet të jetë edhe sovrane dhe demokratike. Ndaj atyre që janë përpjekur ta vendosin Shtetet e Bashkuara kundër popullit të Shqipërisë do t’iu thoja “E keni gabim!” Populli Shqiptar e di që e keni gabim. Pozicioni ynë për këtë çështje, të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk do të ndryshojë asnjëherë, pozicioni ynë për rendësinë që ka Partia Demokratike nuk do të ndryshojë asnjëherë”, tha diplomatja amerikane jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Lexo edhe :  Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Lufta ndaj korrupsionit

Diplomatja amerikane Yuri Kim është ndalur edhe në luftën kundër korrupsionit, pikërisht për të prekur edhe arsyen se pse Berisha u shpall “non grata” nga shteti amerikan. “Do doja gjithashtu të konfirmoja se në këndvështrimin e Uashingtonit, ne jemi seriozë sa s’bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, dhe do të vazhdojmë të ecim përpara, dhe do të vazhdojmë ta luftojmë këtë problem kudo që e gjejmë atë, pavarësisht nga hierarkia, pozicioni apo partia” u shpreh ambasadorja amerikane.

Marrëdhënia me PD

Ambasadorja amerikane gjatë prononcimit të saj theksoi faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur gjithnjë një marrëdhënie të veçantë me partinë Demokratike. Ajo tha se do të festojmë prapë kur PD të vijë në pushtet. “Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish. Demokracia përkufizohet nga ekzistenca e një partie opozitare të suksesshme dhe të fortë”, tha Kim. Ajo vuri në dukje faktin se për Partinë Demokratike është një moment shumë i vështirë. “Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike por është një çast i përkohshëm, është një mundësi dhe shpresa jonë si Shtete të Bashkuara është se Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar, dhe do të jetë sërish në pozita për të fituar zgjedhjet”, tha Kim. Ajo nënvizoi se ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt në vazhdim, duke qenë prap e prerë tek përjashtimi i Berishës dhe tek bashkëpunimi më i fortë me Bashën.

Reforma territoriale

Diplomatja është ndalur edhe tek kërkesa që ka bërë Partia Demokratike për ndryshime në Reformën Territoriale. “Ka shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Është thelbësore dhe është shumë mirë që Partia Demokratike është kthyer në parlament plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar zgjedhje më të mira herën tjetër, për të trajtuar mangësitë që u identifikuan në raportin e ODIHR-it. Ka edhe punë për të bërë për reformën territoriale, ka punë për të bërë kundër korrupsionit”, tha ajo.

E shkuara

Ambasadorja amerikane është kthyer pak mbrapa për të dhënë mesazhe të qarta se nuk mund të ecet para me një këmbë tek e kalluara, duke quajtur të shuar, Sali Berishën.E gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara. Si gjithmonë, presim me kënaqësi të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin Shqiptar, me Partinë Demokratike, duam të shohim nga e ardhmja. Ndaj, le të ecim përpara”, përfundoi fjalën e saj diplomatja amerikane Yuri Kim.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV