Polici Saimir Hoxha, heroi i vërtetë i shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga Roland Qafoku

Oficeri i policisë Saimir Hoxha shkoi sot në punë si zakonisht. Puthi fëmijët, u tha mirëupafshim pa menduar se plumbat e trafikanëtëve do ti ndërprisnin jetën në mes. Ishin pikërisht aat që ia ndërprenë këtë jetë, në një betejë reale e të mirit ndaj të këqinjve, duke e vendosur emrin e tij në armatën e gjatë të policëve të vrarë pas vitit 1990. Saimir Hoxha kështu u bë polici i 271-të i ekzekutuar për shkak të detyrës duke qenë pjesë e betejave të tilla.

Por sa kushton jeta e një polici në Shqipëri? Sa kushtoi jeta e Saimir Hoxhës? Çdokush do përgjigjej me fjalën hiç. Hiç se policia shqiptare edhe pas 31 vjetësh është më e keqpaguara. Jeta e policit në Shqipëri kushton hiç se polici në Shqipëri është punonjësi më i varfër i shtetit, ndërkohë që është punonjësi që sakrifikohet më shumë.

Jeta e policit në Shqipëri kushton hiç se ai është pika më e dobët për ta sulmuar atë sa herë ndodh diçka. A e keni vënë re që sa herë ndodh një ngjarje e rëndë sulmet janë furi ndaj policisë. Me sa lehtësi e thonë “E ka fajin policia”, “E ka fajin policia”, “E ka fajin ai që qëlloi”. Po mirë, po keqbërësi, krimineli nuk ka faj?

Jeta e policit në Shqipëri kushton hiç sepse ai shpesh është i tradhëtuar. Është I tradhëtuar nga kolegët dhe shefat që bashkëpunojnë me keqbërësit. i tradhëtuar se kurrë nuk e mbrojtën atë dhe ndershmërinë e tij.

Jeta e policit në Shqipëri kushton hiç, sepse polici mbetet fajtor edhe për kultivimin e kanabisit. Saimir Hoxha deri dje duhet të ketë qenë në preisonin përse në zonën e tij në Lezhë kultivohet kanabisi. Por, a ishte Saimiri përgjegjës meqenëse atje ishte kultivuar kanabis? Kur një shkelje ligji kthehet në fenomen masiv, ai nuk është më shkelje ligji, na vjen në ndihmë rregulli nga Britania. Kultivimi i kanabisit në Shqipëri është bërë fenomen normal. U duk sikur për një farë kohe u zhduk, por prej disa muajsh parcela të tëra kanabisi kanë lulëzuar. Një pjesë kultivojnë prej varfërisë dhe e shikojnë kanabisin si burim jetese. Një pjesë e kultivojnë se janë pjesë e krimit dhe kultivimi i kanabisit është derivat i tij. Dhe një pjesë janë trafikantë profesionistë dhe koka e këtij trafiku. Por nëse vërtetë shteti nuk e dëshiron të lulëzojë ky fenomen, zbatimi i ligjit fillon që nga lart poshtë dhe përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm te policia. Jam i bindur që Samir Hoxha, me ndershmërinë e tij duhet të ketë bërë shumë punë në atë zonë që mbulonte. Por a mund t’ia dilte dot ai i vetëm kultivuesëv dhe trafikantëve? Sigurisht, i vetëm kurrën e kurrës. Trafikantët përherë kanë qenë dhe mbeten më të fortë. Dinë të fshihen, të ruhen, të kapin pushtetarët dhe shefat e korruptuar dhe ti mbajën peng derisa të mbarojnë punët e tyre. Dhe vetëm në fund vrasin atë që i pengon. Ndërsa ata që e kanë njohur Saimirin thonë se ai kishte vetëm një armë të fortë, ndershmërinë dhe drejtësinë. Tani Saimir Hoxha nuk jeton më. E vranë trafikantët. Policia shqiptare nga sot do ketë një polic më pak, por më e rëndë se kjo është se policia shqiptare do ketë një punonjës të ndershëm më pak. Ndërsa Shqipërisë i iku një hero. Një hero i vërtetë i shtetit që kundër kishte jo vetëm trafikantët por edhe shtetin për të cilin punonte sepse ai kurrë nuk e mbrojti.

Lexo edhe :  Amerika e Trumpit po fillon të duket gjithnjë e më shumë si Kina

 

Të fundit

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV