Flet nëna e 21-vjeçarit që ekzekutoi efektivin në Lezhë: Me djalin kisha pak kontakte, nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e 21-vjeçarit Aldi Ramës, i cili një ditë më parë vrau policin Saimir Hoxha thotë se me djalin nuk ka pasur shumë kontakte dhe nuk kishte dijeni për ngjarjet kriminale.

Valbona Kolgjini, është shoqëruar pasditen e djeshme nga Policia, pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.

Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici.

Ajo jeton zonën e “Plazhit” në Durrës, por sot nuk ka pranuar të flasë. Të vetmet fjalë që ka thënë jashtë kamerave, kanë qenë se në shtëpinë kanë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.

“Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma. Megjithatë nuk dihet nëse ceremonia do të bëhet në Durrës apo në Lezhë nga xhaxhai i tij.

Prindërit e 21-vjeçarit ishin të divorcuar, teksa babai i tij mësohet se ndodhet në një burg në Greqi, i dënuar për vrasjen e një personi, të cilin e kishte prerë me sharrë.

Nëna e tij ka qenë në Greqi dhe atje ka pasur një martesë me një shtetas grek dhe më pas ishte kthyer në Durrës ku ka krijuar një tjetër lidhje. Në Durrës jeton në shtëpinë e motrës së saj.

Të fundit

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Lajme të tjera

Web TV