I biri vrau policin, Babai: Aldi ka vuajtur shumë, ka qenë i pangrënë dhe i paveshur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aldi Rama, i cili vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës. Pasi vrau policin, 21-vjeçari u arratis duke iu fshehur forcave të shumta të policisë.

Ai në fund qëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar. Por ditën e sotme erdhi lajmi se edhe ai kishte ndërruar jetë.

Babai i të ndjerit, Rufan Rama, ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi për jetën e vështirë të djalit të tij. Zoti Rama tha se kishte dy vite që nuk fliste rregullisht me të birin dhe se donte që ta merrte tek ai në Greqi.

Në vitin 2016 e kisha këtu në Greqi dhe punonte. U lidh me një vajzë dhe më pas iku në Shqipëri. E dashura përdorte lëndë narkotike dhe kur Aldi e mori vesh e la. I tha edhe mamasë së vajzës. Nuk po gënjej, jam tepër i saktë. Më pas ajo i bëri denoncim se e ka dhunuar. Kur Aldi u fut në burg kishte një të dashur tjetër. Ajo e ka pyetur atë vajzën se pse e denoncova dhe ka thënë se e ka bërë për hakmarrje”, rrëfen babai i 21-vjeçarit, i cili ka qenë në burg disa herë.

Më pas Rufani shtoi se nëse djali i tij do të merrej me lëndë narkotike, do kishin shtëpi, do të ishin të pasur.

“Unë jam ndarë me bashkëshorten time dhe u dënova me burg. Ato vite Aldi ka vuajtur shumë psikologjikisht, ka qenë i pangrënë dhe i paveshur. Është rritur duke ngrënë nëpër shokë, duke i gatuar gjyshja 90 vjeçe. Mamaja e Aldit është interesuar shumë herë për të, por edhe ajo e papunë dhe nuk e ndihmonte dot ekonomikisht”, tha zoti Rama.

Lexo edhe :  Gara për kreun e ri të BKH, KLP cakton datën e lirimit nga detyra të Hajnës

I pyetur sërish në lidhje me akuzat për përdhunim që ish-e dashura e Aldit ka bërë për të, Rufani tha: “Avokati i Aldit ka folur me të dashurën e tij, e cila ka komunikuar me vajzën që e ka denoncuar. Ajo i ka thënë se donte të hakmerrej”.

“Djali im tani ka bërë një krim të madh dhe shkon në tokë sot. Mos të shtojmë më gjëra koti. Ishte një fëmijë pa prindër, nuk ishte grup terrorist . Vajza ma shkatërroi Aldin, nuk qëndroi në Greqi për të. Në Shqipëri nuk punonte, se nuk kishte ku të gjente. Pasi doli nga burgu e lanë më kusht që të mos dilte jashtë. Meqenëse paska qenë i rrezikshëm Aldi si e la shteti të lirë, pse nuk u interesua ku do të rrinte. Më ka thënë plaku që marrin pension të vogël, Aldi po vuan për bukë. I kam çuar500 euro, pa letra nuk vija në Shqipëri. Do doja të bëja shumë për të, por nuk kam pasur mundësi”, vijoi Rufani.

Ai shtoi se me shumë mundësi vjen nesër nga Greqia, për të qenë i pranishëm në varrimin e të birit.

Të fundit

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

A ka vërtetë në fiq grerëza të ngordhura brenda?/ ‘Zbulimi’ në TikTok që ngjalli debat

Çfarë ka brenda një fiku dhe pse është më i shëndetshëm se mendoni Sezoni i fiqve është në kulm dhe ne po shijonim frutat e...

Borxhet e votës së diasporës/ DHL “ultimatum” KQZ: 15 ditë kohë për të bërë pagesën

Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror...

Lajme të tjera

Web TV