“Kam parë detaje të hatashme…”/ Lleshaj për vrasjen e efektivit: Ka dështuar shoqëria, jo policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që gjithë shoqëria të reflektojë për vrasjen e policit, Saimir Hoxha.

Në një lidhje më emisionin OPEN, Lleshaj tha se nuk ka dështuar policia, por shoqëria.

“Ngjarja është e rëndë. Është aq e rëndë, dhe kërkon reflektim të madh. Është goditur një polic, shteti, qytetarët. Kam parë detaje të hatashme të dosjes hetimore që dalin në media. Ne duhet të mësojmë nga kjo ngjarje. Më shumë sesa policia, ka nevojë të reflektojë Shqipëria. Si mund të kemi djem të tillë, që drejtojnë armën ndaj policisë? Si mundet një i ri të vrasë një polic, pa asnjë lloj arsye. Djali që kreu vrasjen nuk është produkt i policisë, por i shoqërisë dhe shkollës”, tha Lleshaj.

Ish-ministri u shpreh se policia shqiptare nuk ka kapacitete dhe është e pamundur që të monitorohen të gjithë qytetarët që janë në “arrest shtëpie”.

“U tha që vrasësi ishte në “arrest shtëpie”, por policia nuk ka kapacitet për të ndjekur të gjithë ata që janë në arrest shtëpie. Në këtë rast policia është e goditur. Policia është organizatë civile, nuk i zgjidh problemet me armë. Armën e ka për vetëmbrojtje”, tha Lleshaj./Gazeta SHQIP

Të fundit

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV