Përcillet për në banesën e fundit nënkomisari, familja: Dora e zezë e vrau Saimirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lot dhe dhimbje për të dashurin e tyre, efektivin e policisë Saimir Hoxha, që dje mbeti i vrarë gjatë një aksioni antikanabis.

Në emër të familjes së të ndjerit, Sulejman Sula pohoi se Saimirin e vrau dora e zezë vrastare.

Ai theksoi se 44-vjeçari, baba i dy djemve, ra si hero në luftën kundër krimit dhe kundër kriminelëve.

“Sot jemi mbledhur me dhimbje shumë të madhe në këtë ceremoni mortore, që na e shkaktoi dora e zeze vrastare, duke marrë birin e Pukës, Saimir Hoxhën. Ai lindi në një familje të shquar. Në trungun e kësaj familje ka mbi 28 pjesëtarë me arsim të lartë. Kjo familje shquhet si vatër e dijes. Do ndalemi te Saimir Hoxha, i cili vjen nga një babë fisnik i shquar në fushën e topografisë dhe nga një nënë mësimdashëse dhe nga dy motra në fushën e jurisprudencës. Saimiri mbaroi Akademinë e Forcave të Rendit dhe u diplomua dhe në Juridik. Shërbehu në disa rrethe dhe së fundmi në Lezhë.

Kudo u dallua për ndershmëri. Krijoi familje nga një vajzë nga treva e Tropojës, duke lindur dy djem. Prindërit i vunë emrin Saimir, i tillë ishte për familjen, për të afërmit dhe qytetarët që iu shërbeu me devocion. Dora e zezë ngriti dorën kundër shtetit. Ai ra si hero në luftën kundër krimit, kundër kriminelëve dhe forcave të errëta, por në kohën e demokracisë, duke mbetur një yll. Gjej rastin që të falënderojë për mbështetjen qytetarët. Dua të gjej rastin që të falënderoj titullarët e shtetit tonë, dhe kryetarët e forcave partiake. Për të nderuar kujtimin e dëshmorit Saimir Hoxha, ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë i qetë në dheun e kësaj toke të shenjtë.”, tha Sulejman Sula.

Të fundit

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Çekia zhytet në terr, trenat ngecin në Pragë

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka përfshirë një pjesë të madhe të Republikës Çeke, përfshirë kryeqytetin Pragë, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve...

Lajme të tjera

Web TV