Akuzoheshin për trafikimin e 6 tonë kanabis, SPAK çon në gjykatë dosjen për 9 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për 9 të akuzuarit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shkatërruar gjatë operacionit ‘Kulmi’ dhe ‘Shefi’ mes Shqipërisë dhe Italisë. SPAK ka çuar në GJKKO  çështjen.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim tëtëpandehurveI. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale“Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”;“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penaltë Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimitjanë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6(gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5(pesë) milion Euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Të fundit

Tronditet Franca, sulm me thikë në shkollë! Humb jetën një nxënës, plagosen tre të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Nantes në Francën perëndimore këtë të mërkurë, ku një sulm me...

Fillojnë testet, arma revolucionare britanike rrëzon 100 dronë njëherësh

Në kërkim të antidotit përfundimtar për të luftuar dronët në fushën moderne të betejës, nuk mungojnë idetë novatore. Në Britani, për shembull, ata përdorën...

Klubet arabe trondisin Barcelonën, 300 mln euro për yllin e skuadrës

Tashmë që Vinicius refuzoi transferimin nga Spanja, pasi është afër rinovimit të kontratës së tij me Real Madrid, ekipet nga Arabia Saudite ia kanë...

Fero shpreh dhimbjen në ditëlindjen e vajzës: Më kanë ndarë padrejtësisht

Fero ka ndarë me ndjekësit një postim për ditëlindjen e vajzës, Ninës ku pretendon se nuk e ka parë prej 8 muajsh. Reperi e ka...

Policia shmang tragjedinë në Tiranë, 48-vjeçari kërcënonte me hanxhar familjen

Policia e Tiranës ka arritur që të parandalojë një ngjarje kriminale. Sipas njoftimit të bluve mësohet se një 48-vjeçar i cili ishte me masën...

Lajme të tjera

Web TV