Leja e Qarkullimit ndryshon së shpejti/ Gonxhja: Kushton më lirë, s’do ketë afat vlefshmërie dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti, ndërsa kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka dhënë detaje mbi dokumentin e ri.

Me një postim në Facebook, ai shkruan se leja e re e qarkullimit do të kushtojë më lirë, nga 3500 lekë në 2100, pra 40% më pak dhe nuk do të ketë afat vlefshmërie. Po ashtu leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë.

Gonxhja shkruan se leja e re do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj..

“Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Avantazhet direkte për qytetarët: Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj! Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale! Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar! Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj! Personalizimi me puntim!”, shkruan ai.

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Po ashtu kreu i DPSHTRR shkruan se kjo leje zvogëlon në maksimum mundësinë e manipulimit të të dhënave dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti. Ai sqaron se leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për ata qytetarë që kanë lejen aktuale të mjetit.

“Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit! Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet! Sqarim: Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!”, thekson Gonxhja.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV