Reciprociteti për targat, vijojnë sot bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot pritet të vazhdojnë bisedimet për reciprocitetin e targave në Bruksel. Takime për këtë punë janë mbajtur edhe dje, por që s’kanë përfunduar me ndonjë marrëveshje, vetëm është finalizuar një draft-dokument.

Ndërkohë, ditën e djeshme në Bruksel, përmes të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak u finalizua një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje pritet të miratohet nga Beogradi zyrtar, ndërsa mes dy palëve nuk ka pasur një takim.

Marrëveshja, sipas zv.kryeministrit Besnik Bsilimi parasheh tri elemente:

1.Të shtunën me datën 2 tetor, forcat e KFOR-it do të vendosen në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe disa orë pas vendosjes së tyre do të fillohet me largimin e barrikadave dhe njëkohësisht edhe me zhvendosjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

2.Me datën 4 tetor, në ora 08:00 do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve, me të cilat, si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra-tjetrës. Rrjedhimisht nga dita e hënë parashihet që asnjë qytetarë i Kosovës dhe Serbisë nuk do ketë më nevojë të vendosë tabela të përkohshme gjatë kalimit në territorin e shtetit tjetër.

3.Do të krijohet një grup punues me objektiv gjetjen e zgjidhjes përfundimtare rreth targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Ky grup do të ketë gjashtë muaj kohë për të mundësuar kalimin në zgjidhjen e përhershme, me çka kufizohet afati i zbatimit të sistemit me afishe.

Zv.kryeminsitri Besnik Bisilimi dje gjatë një konference për shtyp u shpreh se nuk kanë rënë dakord me Serbinë vetëm në një pikë, sa i përket targave të Mitrovicës së Veriut.

Lexo edhe :  U sulmua nga ariu dhe ra në përrua, ndërron jetë alpinisti

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, nuk ka përfunduar dhe se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara thonë se është bërë përparim, por negociatat ende vazhdojnë.

Tensionet në veri janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Më 25 shtator, Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok u dogj, ndërkaq Qendra për Regjistrim Civil në Zveçan u sulmua. Për këto incidente, Kosova ka fajësuar Serbinë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi të hënën se, nga 20 deri më 26 shtator ka administruar 10.110 targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Të fundit

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Presidenti Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të...

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës!

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe funksion Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i...

Tentativa e 32-të për konstituuimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur do t’iu drejtohen sot ulëseve të Kuvendit, në përpjekjen e tyre të tridhjetë e dytë për konstituimin e legjislaturës së nëntë,...

Dhuna në Ballymena nuk ka të bëjë me ‘mbrojtjen e grave’. Është racizëm

Sarah Creighton Irlanda e Veriut ka pasur gjithmonë nivele të larta dhune ndaj grave dhe vajzave. Përgjegjësimi i emigrantëve është një mënyrë e dobishme për...

Tjetër aksident ajror në Indi, rrëzohet helikopteri me pelegrinë, 7 persona të vdekur

Një helikopter që transportonte pelegrinë hindu është rrëzuar në Indi, duke marrë jetën e shtatë personave që ndodheshin në bord. Aksidenti ndodhi pak minuta pasi...

Lajme të tjera

Web TV