Arben Vitia jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë. Vendimin ai e bëri me dije gjatë një konference për shtyp. Vitia është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës dhe për rrjedhojë mbylli angazhimin e tij si drejtues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri në emërimin e ministrit të ri, detyrat Vitia ia transferon zëvendëses së tij Dafina Gexha.

“Detyra e ministrit është me privilegj dhe përgjegjësi të madhe. Pata privilegjin ti shërbej popullit që i përkas në një kohë të vështirë. U jam mirënjohës përjetë për besimin e marrë. Kjo përvojë e përbashkët na ka transformuar të gjithëve. Unë besoj fuqishëm se sëbashku do ta kalojmë këtë test. Suksesi ynë do të varet nga disiplina. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar, aq më shumë jetë të shpëtuara. Vaksinimi na ndihmon të rikthehemi në një normalitet të ri. Pavarësisht suksesit tonë në vaksinim duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat. Për hir të jetës, fëmijëve, të moshuarve. Por veçanërisht për të gjithë ata burra, gra, vajza e djem që u ndanë nga ne në përpjekje për të përballuar këtë betejë. Edhe pse shkenca ka avancuar ky virus po i tregon njerëzimit të vjetrën që duhet të bëjmë kujdes si e trajtojmë natyrën. Unë ja transferoj përgjegjësinë zv/ministres Dafina Gexha.” tha Vitia.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV