Biden nënshkruan projekt-ligjin që shmang mbylljen e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten.

Votimet e njëpasnjëshme nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve shmangën njërën krizë, por paqartësitë për një krizë tjetër vazhdojnë ndërsa demokratët dhe republikanët përballen me çështjen e rritjes së kufirit të borxhit të qeverisë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi masën e financimit afatshkurtër me 254 vota pro dhe 175 vota kundër, pasi Senati e miratoi atë me një rezultat 65-35.

Shumica e republikanëve në të dy dhomat votuan kundër saj.

Legjislacioni ishte i nevojshëm që qeveria të vazhdonte të funksionontepasi viti aktual financiar të përfundonte në mesnatën e së enjtes.

Miratimi u jep ligjvënësve më shumë kohë për të hartuar buxhetin që do të financojë agjencitë federale dhe programet që ato administrojnë.

Paralelisht me përpjekjet për ta mbajtur qeverinë hapur, demokratët vazhdojnë përpjekjet për të siguruar mbështetje të mjaftueshme brenda partisë së tyre për të miratuar përparësitë kryesore ekonomike të Biden, përfshirë një projekt-ligj dypartiak infrastrukture prej 1 trilion dollarësh që rrezikohet të bllokohet në Dhomën e Përfaqësuesve .

Të fokusuar tek programi ekonomik i Biden, demokratët u tërhoqën nga një betejë politike mbi kufirin e borxhit në projekt -ligjin përfinancimin e qeverisë, duke vendosur ta shkëpusin çështjen e financimit të qeverisë nga ajo e tavanit të borxhit nën këmbënguljen e e republikanëve.

Nëse ky kufi nuk rritet deri më 18 tetor, SHBA ndoshta do të përballet me një krizë financiare dhe recesion ekonomik, tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen./VOA

Të fundit

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Lajme të tjera

Web TV