“Dua ta shpërfytyroj”, dënohet shqiptari në Francë që dogji ish-bashkëshorten me acid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar që jetonte në Francë, Nexhmedin Dardha, është dënuar me 20 vite burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit.

Dardha akuzohet se ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006.

Mediat franceze shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të dy vajzave të çiftit, ku Nexhmedin i lëshoi një sasi acidi në fytyrë duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Ndërkohë prokurori francez është shprehur se Dardha pas ndarjes shfaqi xhelozi për ish bashkëshorten. Pas këtij krimi, Dardha arriti të arratisje me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë.

Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg ndërsa tjetri 5, ndërsa vetë Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë.

Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Një prej bashkëpunëtorëve të Nexhmedinit u shpreh se ai donte ta shpërfytyronte ish-gruan, në mënyrë që asnjë burrë mos ti afrohej.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV