Goditet banda e trafikut të egjiptianëve nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohen 5 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të emigrantëve nga vendet e treta, përkatësisht nga Egjipti.

Gjatë operacionit të koduar “Bristani”, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Finanza, janë arrestuar pesë shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore në DPPSH, Delta Force dhe Guardia di Finanza, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Bristani”, në kuadër të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e 5 autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

-K. Gj., 38 vjeç, banues në Vlorë;

-M. Sh., 61 vjeç, me shtetësi Egjiptiane;

-F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë;

-R. H, 44 vjeç, banues në Tiranë;

-A. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Lexo edhe :  Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani në moshwn 86-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno...

Lajme të tjera

Web TV