Humbja e parë në kampionat ka ardhur sot, nën sytë e gati 30 mijë tifozëve, në një
stadium që nuk u besonte syve…
Pikërisht Rennes ishte skuadra që mposhti PSG e miliardave, sheikut dhe yjeve me
famë botërore…
Një ndeshje e zgjidhur shpejt nga vendasit, që më pas u mbrojtën me rregull dhe
mund të kishin goditur edhe më shumë…
Por, nëse në stol ke një “strateg”, gjithçka është e lehtë. Sepse Bruno Genesio nuk
është thjesht një trajner, por sidomos macja e zezë e PSG së epokës së emirëve të
Katarit…
Në fakt, ai ka fituar 4 ndeshje deri tani në Ligue 1 ndaj PSG (3 në stolin e Lyon, 1 në
stolin e Rennes)
Më shumë se çdo menaxher tjetër kundër PSG së epokës Al-Khelaifi!
Por, ka edhe një statistikë që tremb: Messi, Neymbar dhe Mbappe, të tre bashkë,
s’kanë mundur të bëjnë asnjë gjuajtje në portën e Rennes…