Prej disa muajsh single, Bora Zemani tregon publikisht pse nuk ka një mashkull në jetën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, Bora Zemani nuk ka bërë publike asnjë lidhje tjetër romantike. Moderatorja deklaroi pas ndarjes se nuk do të tregojë me asnjë detaj për jetën e saj private, pasi ekspozimi online ka qenë një faktor që i ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike.

Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar te “Goca dhe Gra”, moderatorja u pyet për statusin e saj aktual dhe përgjigja ishte: “Single”. Ndërkohë, të gjithë janë kuriozë të dinë arsyen pse bukuroshja e ekranit nuk ka lejuar asnjë mashkull tjetër të bëhet pjesë e jetës së saj. Zemani tha:

“S’na del koha për vete. Ç’të bëjmë? Më vjen keq të shprehem kështu (që tregu është skandaloz) se mos ka ngelu ndonjë që mund të bëjë dhe na merr inat me këto thashethemet. Gjithsesi, edhe në këtë periudhë që unë jam, çuni është në një moshë delikate, ka nevojë për përkushtimin tim maksimal.

Unë jam e angazhuar dhe me shumë punë. Shtatë vjeç bën në dhjetor, në klasë të dytë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër është për Arborin absolutisht. Kështu që, shumë e vështirë është të gjesh dhe diçka tjetër”.

Pas përfundimit të “Për’puthen 2”, moderatorja u përfol për një lidhje me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrent të programit. Por pas gjithë thashethemeve, Zemani reagoi në një postim në Instastory, ku shkroi:

“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV