“I kënaqur me 4 pikë në dy ndeshje”/ Edy Reja për dy sfidat e Kombëtares: Janë sfida vendimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edy Reja publikoi një ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë. Bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, rikthimi i Ivan Balliut apo mungesa për shkak dëmtimesh të Abrashit dhe Qazim Laçit.

Nuk është preferuar as Ernest Muçi i cili është vendosur në dispozicion të Kombëtares U-21. Pjesa tjetër janë lojtarët e konfirmuar prej kohësh me të në stol.

SA JU SHQETËSOJNË MUNGESAT E ABRASHIT DHE LAÇIT NË MESFUSHË – Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme. Kondicioni i duhur fizik, është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre 2 sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë 2 ndeshje të mira.

ÇFARË DUHET TË PRENTEDOJMË NË KËTO NDESHJE KTHIMI? – Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim 2 rezultate pozitive në 2 ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë.

 

 

11 MBROJTËS TË THIRRUR MOS JANË SHUMË? – Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mija, kam marr 2 lojtar për çdo rol të fushës. Kam 3 lojtar në qendër. Kam marrë 6 në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli që ka pasur problem fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet. Nuk kam marrë shumë mbrojtës, janë edhe Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu po bën shumë mirë në La Liga, e kam ndjekur, dhe mund të na vlejë shumë në të ardhmen.

Të fundit

Çim Peka acarohet nga suksesi i Jorida Tabakut, përkrah kandidaten me 394 vota

MERO BAZE - Dy janë temat kryesore në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11 majit: dështimi i Sali Berishës...

“Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim”. Ministri serb provokon hapur

Marko Gjuriç i konsideron serbët, “një popull të zbritur nga qielli” dhe “ashtu si hebrenjtë” në Palestinë, edhe serbët në Kosovë janë në tokën...

“Dëshiron ta kapë!” Agron Shehaj zbulon planin që ka Rama pas 11 majit

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin "Euronews Tonight" se kryeministri Edi Rama do tentojë të kapi drejtësinë, si një betejë e...

Çudira nga Amerika: Jeniffer Lopez nën akuzë sepse… postoi fotot e saj!

Jennifer Lopez po përballet me një padi të re pasi ka postuar në rrjetet sociale disa foto të saj nga një festë në Hollyëood,...

Dolën kundër Berishës, por dështuan në zgjedhje! Kush e ka fajin për rezultatin?

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit lanë jashtë dyerve të Kuvendit emra të rëndësishme politikanësh, që për dekada me radhë u investuan tek PD. Ish-figura qendrore...

Lajme të tjera

Web TV