Një avion i vogël misterioz është rrëzuar në Vermosh në Shkodër. Burime bëjnë me dije se avioni bërë ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit, ndërkohë që ende janë shumë të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Piloti dhe një pasagjer janë arratisur nga vendngjarja, gjë që shton shumë dyshimet.
Kjo skenë rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në plazhin e Divjakës, në Lushnje, për të marrë një sasi prej rreth 300 kg kanabis sativa.
.