Amnesty International: Talibanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Militantët talibanë kanë vrarë 13 persona të komunitetit etnik Hazara – duke përfshirë 11 ish-anëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe dy civilë – në provincën Daikundi më 30 gusht, ka thënë Agjencia ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International të martën.

Nëntë ish-pjesëtarët e sigurisë janë vrarë edhe pasi janë dorëzuar te talibanët në qarkun Khidir të provincës, ka thënë kjo organizatë.

Sipas saj, dy civilët kanë tentuar të ikin nga zona.

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik në Afganistan, i cili është persekutuar nga regjimi i talibanëve në vitet 1990.

“Këto ekzekutime gjakftohta janë dëshmi se talibanët janë duke kryer abuzimet e njëjta sikurse të regjimit të kaluar në Afganistan”, ka thënë Agnes Callamard, Sekretare e Përgjitshme në Amnesty International.

Shefi policor i talibanëve për provincën Daikundi ka mohuar këto vrasje në provincë, ka thënë Amnesty, transmeton dpa.

Talibanët kanë marrë kontrollin e provincës Daikundi më 14 gusht, dhe më vonë 34 anëtarë të-ish forcave afgane të sigurisë kanë kërkuar siguri në Khidir.

Pas marrjes së kontrollit të Kabulit më 15 gusht, talibanët kanë shpallur amnisti të përgjithshme për të gjithë punëtorët qeveritarë, mirëpo prej atëherë ka pasur raportime për një mori vrasjesh në disa pjesë të shtetit./REL

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV