Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka kërkuar falje pasi shërbimet e tij të mediave sociale u ndërprenë për gati gjashtë orë pasditen e djeshme duke prekur më shumë se 3.5 miliardë përdorues në të gjithë botën.
”Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger janë kthyer. Më falni pasi e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar në kontakt me njerëzit tuaj të dashur”, shkroi miliarderi, duke provokuar komente të forta.
Përpjekja për t’i rikthyer ato në internet përfundoi me sukses rreth orës 22:00.
Zuckenberg humbi 7 miliardë dollarë në asete personale, sipas vlerësimeve të Forbes.