Rama për median spanjolle ‘El Pais’: Nuk presim asgjë nga Samiti i Brdos në Slloveni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në një intervistë për median spanjolle “El Pais” se Shqipëria shkon në samitin në Slloveni pa pritshmëri të larta.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuzizëm”, është shprehur Rama për samitin.

Duke komentuar vizitën e Presidentes së KE në Tiranë dhe deklaratat e saj se do të punojnë për zhbllokimin e procesit këtë vit, kryeministri Rama u shpreh se “Ne kemi dëgjuar fjalë për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër, fjalët e bukura janë një gjë, faktet një tjetër… Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni, duhet të ndjeni turpin e refuzimit”.

Më tej, kryeministri shqiptar këmbëngul se integrimi i Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe se nuk ka alternativë tjetër. “Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë”, thekson ai, duke shtuar se “Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua […] Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar”.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV