Botërori 2022/ Uzuni dhe Bare: Duam vendin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare dhe Myrto Uzuni kanë dalë në një konferencë për mediat, ku folën në lidhje me dy ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kuqezinjtë u shprehën se do të futen në fushë për fitore, duke u ndalur fillimisht te ndeshja e parë me Hungarinë që do të luhet në Budapest, ndërsa më pas ndaj Polonisë në Tiranë, në stadiumin Kombëtar “Air Albania”.

Uzuni, i cili është në një formë mjaft të mirë, duke bërë paraqitje të shkëlqyera me Ferencvaroshin, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve u shpreh se jo vetëm ai por i gjithë ekipi do të japë maksimumin, ndërsa theksoi se është në kulmin e karrierës së tij. Duke qenë se Myrto Uzuni jeton në Hungari, ai tregoi edhe mbi atmosferën dhe se si po pritet kjo ndeshje atje.

Minuta të plota me Kombëtaren? – E kam thënë gjithmonë që ndihem në formën time më të mirë të karrierës time por mendoj se Kombëtarja është diçka tjetër dhe duhet të përqendrohemi dhe nuk ka rëndësi se kush luan, por të jemi të gjithë së bashku për të arritur objektivat.

Të luaj kundër Hungarisë? – Normalisht që unë dua të luaj çdo ndeshje, pavarësisht klubit ose Kombëtares, dua të jap gjithmonë kontributin tim dhe maksimumin, por do të thoja që Hungarinë e njoh mirë. Do të ishte një ndjenjë tjetër për mua, pasi jetoj dhe stërvitem aty me lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.

Si po pritet ndeshja në Hungari? – Ndihet shumë atmosfera e ndeshjes aty, pasi edhe lojtarët flasin, fizioterapistët. Të gjithë presin një ndeshje shumë të bukur dhe ata duan fitore, por mendoj se kush ekip do bëjë më pak gabime, ai ekip do fitojë.

Avantazh për ne ndeshja pa tifozë? – Mendoj se nuk është një avantazh për ne, pasi Hungaria kur ka luajtur pa tifozë ka pasur rezultate shumë të mira dhe kur ka qenë me tifozë ka pasur rezultate negative dhe mendoj se nuk është një favor, por në fushë janë të treja rezultatet.

A është ky momenti im më i mirë në karrierë? – Mendoj se tani është kulmi i karrierës sime pasi po bëj shumë mirë edhe në Europa League edhe te Ferencvarosh por edhe te Kombëtarja, në ndeshjen e fundit kam bërë mirë mendoj. Mendoj se kjo varet në fushë dhe sa i motivuar je.

Hungaria? Është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë edhe aty, por janë dy trajnerë italianë si Rossi dhe mister Reja. Ata kanë të njëjtën strategji si ne, luajnë me 5-3-2 dhe mendoj se do jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Ekipi që do japë zemrën dhe shpirtin në fushë ka për të fituar.

4 pikë mjaftueshëm për ne? – Trajneri ka llogaritë e tij, por në mentalitetin tim unë nuk hyj për barazim në fushë, por gjithmonë për fitore dhe të jap maksimumin.

Edhe Bare, futbollisti kuqezi që luan në La Liga, në radhët e Espanjolit foli për dy ndeshjet e radhës, për skuadrën kuqezi, marrëdhënien me trajnerin Reja si dhe për formën e mirë që po kalon tek ekipi spanjoll. Ai theksoi në fjalën e tij se pikësynimi i kuqezinjve është vendi i dytë.

Ftesa nga Kombëtarja – Natyrisht që po, por në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri pasi kam besimin te lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Tek Espanjoli po shkojnë gjërat shumë mirë siç e keni parë, kam luajtur rregullisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Mënyra e lojës me Kombëtaren dhe klubin – Ka të bëjë shumë ekipi, pasi me Kombëtaren është sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër, ndërsa me klubin kam sistem tjetër dhe roli im është para mbrojtjes. Jam më shumë në kontakt me topin, por për mua është njësoj, jap maksimumin si këtu edhe tek Espanjoli.

Më mirë roli në Kombëtare apo tek Espanjoli? – Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam si një ushtar që zbatoj rregullat si këtu edhe tek Espanjoli.

E vështirë për të luajtur në La Liga? – Kam luftuar dhe punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Nuk është e lehtë që një shqiptar të arrijë në këto nivele, por më e rëndësishmja është që të vazhdoj me këtë ritëm. Për të arritur mund të arrijë çdo lojtar, por për të qëndruar dhe për të kaluar më lart është pak më e vështirë. Me punë dhe seriozitet arrihet çdo gjë.

Niveli i skuadrës sonë? – Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që edhe ndeshjet në vazhdim të bëjmë të njëjtën gjë. Pikësynimi ynë është të arrijmë vendin e dytë dhe pse jo të mos shkojmë në Botëror. Këto gjëra duan përqendrim dhe të bëjmë gjërat mirë dhe ato që na thotë trajneri. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, pavarësisht se janë ndeshje shumë të vështira.

Lexo edhe :  VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Marrëdhënia me trajnerin Reja? – Edy Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj me dhe pa topin dhe ndihem shumë mirë me misterin, por nuk është vetëm ai, por i gjithë grupi që kemi. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme dhe i them misterit shumë faleminderit.

Pikët në këto dy ndeshje? – Nuk dua të them se sa pikë parashikoj por dua të them që do të futemi në këto ndeshje për të fituar dhe për të arritur qëllimet tona.

Lenjani dhe Bajrami: Kemi vetëbesim, shkojmë për fitore në Hungari

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Botëror “Katar 2022”. Në një konferencë për mediat kanë dalë dy nga futbollistët e Kombëtares, Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, të cilët kanë folur për këto ndeshje dhe për dy rivalët direktë në grup për vendin e dytë. Fillimisht ishte Ermir Lenjani ai i cili iu përgjigj interesit të medieve, ku theksoi se fokusi kryesor është te forca e vetë ekipit, ndërsa u shpreh se skuadra fillimisht mendon vetëm ndeshjen ndaj Hungarisë. Mungesa e tifozëve në transfertën hungareze është një plus për kuqezinjtë sipas Lenjanit, i cili gjithashtu mendon se Kombëtarja aktuale është e mbushur me talente.

Rikthimi në Kombëtare – Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë.

Atmosfera në grup – Të gjithë ndihemi shumë të mirë e të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë të forca jonë dhe do shohim si do ecë loja.

A do të luaj? – Nuk e di, e vendos trajneri. Ta shohim këtë javë si ecën në stërvitje dhe se çfarë mendon, pasi është ai që vendos.

Tërheqja e Bashës nga futbolli? – Migjeni ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne të gjithë. I uroj gjithë të mirat.

Polonia? – Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë.

Mungesa e tifozëve, favor për ne? – Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin.

Kombëtarja më mirë tani? – Mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet që luajnë në Europë, në shumë Liga të mira dhe në Champions League dhe mendoj që tani jemi shumë më të fortë.

 

Gol në ndeshjen e radhës?– Mendoj vetëm të jap gjithçka në fushë kur të hyj dhe shpresoj të kemi suksese. Interesit të mediave iu përgjigj edhe mesfushori shqiptar i Empolit, Nedim Bajrami, i cili u shpreh se skuadra është e motivuar pasi në ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe gjatë kësaj javë do të përgatitet mirë. Ai foli edhe për diskutimet me trajnerin Reja si dhe objektivat e skuadrës për dy sfidat e radhës.

Të përgatitur për ndeshjen ndaj Hungarisë? – E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë.

Presion për të fituar? – Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Biseda me Rejën – Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë që duhet të punoj me top, por edhe pa top.

Empoli? – Ndihem shumë mirë tek Empoli, jemi tre shqiptarë aty dhe shpresoj që edhe Asllani të futet në ekipin e parë me ne.

Numri i fanellës që do të mbajë në ndeshjet e radhës – Nuk ka rëndësi se çfarë numri vesh, por rëndësi ka për mua të japim maksimumin dhe të fitojmë të dyja ndeshjet.

Hungaria apo Polonia, cili ekip është më i fortë? –  Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqëndrohemi te loja jonë.

Gol për Shqipërinë? – Në fund e vendos Reja se cili luan, por kur të futem në ndeshje do të jap maksimumin dhe shpresoj të shënoj.

Të fundit

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë...

U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar nga një person anonim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në SPAK, ku qëndroi mbi 5 orë. “Jam denoncuar...

Aksident i rëndë, autobusi plot me pasagjerë përfundon në det, detajet e para

Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det. Alarmi...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i njohur, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Nesiç u arrestua ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar,...

Dëbora krijon problematika në veriun e vendit, ja se si paraqitet situata

Në aksin rrugor Topojan-Shishtavec, borëpastrueset janë në veprim për të mbajtur rrugët të kalueshme, duke shpërndarë kripë për të parandaluar ngricat. Megjithatë, drejtuesit e...

Lajme të tjera

Web TV