Kriza energjitike dhe rritja e çmimit, Rama mbledh sot qeverinë! Do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpalljes së krizës energjitike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këto çështje.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.

Më 3 tetor, në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne. Rama u shpreh se kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por theksoi se situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

Dy ditë më parë, qytetarët u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët” e Kombit ku protestuan kundër rritjes së çmimeve, pasi vendi ynë është përballur edhe me rritje të çmimit të bukës dhe karburanteve.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV