“No time to die”/ Premiera e filmit të shumëpritur në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adhuruesit e agjentit të famshëm 007 kanë pritur me padurim filmin e James Bond me titull “No Time To Die” . Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin premierën e filmit me protagonist Daniel Craig këtë të shtunë në orën 18:00 në kinema Millennium në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës do të shohin dhe dekorimin e Pedonales “Murat Toptani” të stolisur për të mirëpritur agjentin britanik.

No Time to Die ka thyer rekordet në shfaqjen e tij në Britani, duke tejkaluar fundjavën e parë të shfaqjes të gjithë filmave të mëparshëm dhe në total ka arkëtuar 119 milionë nga 54 shtete në total.

Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur aksioni fantastik në film, fuqizimi i aktoreve femra në film si dhe po cilësohet si filmi më emocional nga seria e filmave të agjentit James Bond.

Filmi është i fundit nga seria e atyre të agjentit 007 ku në rolin e Bond shfaqet aktori Daniel Craig. Filmi flet për agjentin James Bond i cili ka braktisur shërbimin aktiv. Paqja e tij është megjithatë jetëshkurtër, kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA paraqitet duke kërkuar ndihmë, duke dërguar agjentin Bond kështu në kërkim të një antagonisti misterioz i paijusr me një armë të rrezikshme të re teknologjike.

Filmi vjen nën regjinë e Cary Joy Fukunaga ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Daniel Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux dhe Rami Malek.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV