“Çmontohet” banda shqiptare e kokainës në Itali, arrestohen 4 shpërndarësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë e shpërndarësve të kokainës, që funksiononte prej më shumë se një viti e gjysmë midis jugut të Marche dhe veriut të Abruzzo, u shkatërrua nga policia italiane.

Në pranga ranë 4 shqiptarë të moshave 29 deri në 39 vjeç. Të paktën 80 raste janë dokumentuar që shqiptarët ishin furnizues të personave të varur nga droga.

Shitja e kokainës bëhej në parkingjet e qendrave tregtare të cilat ishin funksionale edhe gjatë periudhës së karantinës për shkak të Covid.

Shqiptarët raportohet se aktivitetin e tyre kriminal nuk e ndaluan as gjatë bllokimit kur nuk lejohej lëvizja nëpër qytete.

Pikërisht në një ndalim nga policia nisën dyshimet dhe më pas hetimet ndaj shqiptarëve.

Tre nga shqiptarët e arrestuar rezultuan me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga hetimet rezultoi se kokaina e trafikuar kishte arritur vlerën e rreth 100 mijë eurove në pak muaj.

Të fundit

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja...

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi...

“Më tha zemrën e kam top!”/ Ylli Manjani tregon bisedën e fundit me Artan Lamen

Ylli Manjani ka reaguar për vdekjen e Artan Lames, duke thënë se i duket e pabesueshme. Ai tregon se foli një javë më parë me...

Evropianët vihen kundër Orbanit: Bllokojini fondet Hungarisë!

Një grup euro-deputetësh i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të bllokojë fondet për Hungarinë me efekt të menjëhershëm, për shkak të zhbërjes së...

SPAK i sekuestron apartamentet Erion Veliajt

SPAK njofton ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për fshehje pasurie. Njoftimi i plotë:  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Lajme të tjera

Web TV