Kaloi informacione sekrete brenda një sanduiçi/ FBI arreston inxhinierin e marinës amerikane bashkë me gruan e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një inxhinier bërthamor i marinës amerikane dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u akuzuan se janë përpjekur vazhdimisht për të kaluar sekrete në lidhje me nëndetëset bërthamore amerikane në një vend të huaj.

Jonathan Toebbe ka dërguar një paketë të dhënash drejt një vendi të panjohur në vitin 2020 dhe më vonë filloi të shiste sekrete në këmbim të dhjetëra mijëra dollarëve në kriptovalutë, ndaj një agjenti të fshehtë të FBI -së që paraqitej si një zyrtar i huaj, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

Gruaja e tij Diana e kishte ndihmuar atë gjatë gjithë kohës dhe vepronte si vëzhguese.

Mbi çiftin rëndon akuza për komplot dhe “shpërndarje të të dhënave të kufizuara”, sipas një kallëzimi penal.

Mediat e huaja bënë me dije se ata do të dalin të martën para gjykatës së Virgjinias.

 

 

 

Të fundit

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Lajme të tjera

Web TV