OSHEE blen 6.4 milionë euro energji elektrike për një javë: Nuk e siguruam sasinë e nevojshme me dy ankande

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka zhvilluar sot dy ankande për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.

Sipas OSHEE, nga ankandet është arritur të sigurohet sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Deklarate per shtyp

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor.Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.

 

 

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e ofertave që bëhet automatikisht nga platforma online, u ndoq nga media.

Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh. (rreth 4.9 milionë Euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.

Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë: nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Administratorja e kompanisë FTL, Erina Rexhepi, sqaroi për mediat procedurën që ndiqet për blerjen e energjisë elektrike., procedurë e cila realizohet bazuar në Rregulloren e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë me Vendimin Nr. 103, datë 23.06.2016. Rexhepi u shpreh se është platforma IT online e cila bën automatikisht vlerësimin e ofertave mbi kriterin e çmimit më të ulët dhe plotësimit të sasisë së kërkuar për tu blerë. Me qëllim rritjen e sasive të ofruara dhe mundësisë së uljes së çmimit mund të realizohen faza optimizimi.

Lexo edhe :  Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV