Sagat e kryepolicëve/ Gradat në “kasafortën” e qeverive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

“Dorëheqje” ju ka mbetur emri, se gjithmonë për tu mos u shkarkuar dhe për të mos filluar “sulmet”, eprorët kërkojnë pikërisht si kokë në “faqen e ikjes”, heqjen dorë nga posti që mbajnë. Kjo si një formë për të mos “sfumuar” punën të cilën e mbrojnë gjatë gjithë kohës. Kështu ndodhi dhe me kryepolicin Ardi Veliu, i cili në nxitim e sipër, pa u konsultuar as me këshilltarët apo zyrën e shtypit, paraqiti në zyrën e Kryeministrit Edi Rama letrën e shpejtë ku shpjegonte arsyet e largimit. Që ishte dorëheqje e kërkuar, u tha nën rreshta edhe nga Ministri Bledi Çuçi: “do të prisni sa t’i mbarojë vaji kandilit” dhe ashtu ndodhi, për mos u ndezur më. Mes shumë diskutimesh, që nisnin në akuza të forta nga opozita, por jo vetëm se Veliu ishte nën ombrellën e qeverisë, largimi i numrit një të Policisë së Shtetit ishte thjesht e pritshme. Në një klimë të ashpër politike, policia asesi nuk është imune për përgjegjësinë, apo akuzat për mbajtje kahu. Duhet edhe fat ndonjëherë, por në rastin e Veliut fati nuk ishte më të. Pati protesta të shumta të opozitës përgjatë vitit 2019, po ashtu pak muaj më parë, në kulmin e ndezjes së fushatës elektorale u vra nga policia 25-vjeçari Klodjan Rasha. Për këtë krim dha dorëheqjen Ministri i Brendshëm Sandër Llkeshaj, ndërsa Veliu jo vetëm nuk u prek, por mori “bekimin” e kryeministrit për të vijuar.

Ngjarjet e fundit duket se vetëm trashnin “zullumet e paqëllimshme”, që gjithsesi në mos përgjegjësi ligjore, mbanin një hije të rëndë të përgjegjësisë morale, sidomos kur plumbat e krimit marrin jetë edhe nga radhët e Policisë së Shtetit, siç ishte rasti i nënkomisarit Saimir Hoxha. Tashmë Veliu iku duke marrë mbi veten edhe një “mllef masiv” për të cilën nuk duhet të dënohet kaq shumë. Thuajse të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk kanë mundur të dalin nga “kontrolli i pushtetit” të radhës. Në skenë doli Gledis Nano, i cili e zuri vetë podiumin i pari edhe nga CV-ja që kishte me vlerësime nga SHBA por edhe me mirëpritje nga opozita. Nano mori detyrën vetëm para pesë ditësh, por betejën e tij, përveç se do e ketë me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet ta vijojë edhe me sorollopin e politikës të çdongjyre qofshin, pasi struktura e rendit në vend funksionon me ligj të veçantë.

Të fundit

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes...

“Berisha t’i jepte 8 mandate Lapajt”/ Xhaferaj ‘skanon’ 11 majin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Mori shumë vota por jo mandate/ Lapaj ankohet për sistemin elektoral: Duhet ndryshuar

Me procesin e numërimit të votave që po shkon drejt fundit, ku tanimë vëmendja është përqendruar tek zarfet e Disaporës, kreu i lëvizjes “Shqipëria...

37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Kanë qarkulluar informacione se Celine Dion do të rikthehet në skenën e Eurovision sonte, 37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën me këngën “Ne...

Monika Kryemadhi si aktore, ndan pamjet nga xhirimet e filmit që do të sjellë së shpejti

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer projektit të saj...

Lajme të tjera

Web TV