SPAK e arrestoi, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre vartësit e tij, janë lënë ditën e sotme në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme. Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Thoma Gëllçi u arrestuan nën akuzën e abuzimit me tenderat, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në seancën gjyqësore, Gëllçi ishte i pranishëm dhe nëpërmjet avokatit të tij Dorian Matlia, kia deklaruar se e gjitha kjo është një inskenim.

Përse akuzohet Gëllçi?

Sipas SPAK, Gëllçi ka kryer tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh (te reja) do i miratohej nga Ministria e Financave. Ai ka zgjatur me 16 dit afatin e zbatimit të kontratës ndaj firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë. Gëllçi po ashtu, ka skualifikuar padrejtësisht njërën prej kompanive që ishte në garë, duke ka favorizuar një kompani tjetër që sipas raport të KLSH nuk përmbushte kritere për t’u kualifikuar. Tenderi është zhvilluar në 2018, u bë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.

Hetimet kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti nga SPAK dhe më pas është dalë në përfundim se vartësit e ish-drejtorit, konkretisht Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit kanë kryer shkelje në tendera.

Të fundit

‘Qyp arkeologjik, as fatorino nuk e vë unë atë…!’/ Rama ironizon Bozdon dhe Berishën

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij të PD-së dhe veçanërisht ata të listës për qarkun e Beratit. Teksa solli në vëmendje...

Krizë në martesën e ish-banores së “BBVA”?

Modelja, Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit e saj një moment delikat nga jeta personale, duke ngritur dyshimet për një krizë në martesën e...

Berisha: Në 100 ditët e para të qeverisjes së PD rroga minimale do të shkojë 500 euro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11...

Të paktën 100 mijë persona në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut

Rreth 100 000 njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e “Shën Pjetrit” në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të...

Gjesti dhe Jozi shfaqen bashkë pas skandalit në BBVA? a fotoja që ngre dyshime

Incidenti i bujshëm ku Jozi goditi Gjestin gjatë gjysmëfinales së “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjete sociale, me...

Lajme të tjera

Web TV