Ndeshja me Poloninë, trajneri Reja zgjedh 11 ‘luftëtarët’ për betejën madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të përballet sonte me Poloninë, një finale për të tentuar të shkojë në “Play-off” të kualifikueseve për Botërorin 2022.

Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e 22 mijë tifozëve në “Air Albania” dhe të gjithë po e presin orën 20:45 për të parë një nga ndeshjet më të rëndësishme të kombëtares ndër vite.

Trajneri Reja është dashur të përballet me probleme të ndryshme gjatë kësaj periudhe dhe sonte për shkak të dëmtimeve nuk mund të llogarisë pjesë të ekipit Abrashin, Balajn dhe Gjimshitin, kurse Çekiçi është i pezulluar me karton të verdhë.

Për të mos mjaftuar këto, Hoxhallari e Cikalleshi janë prekur me COVID-19. Italiani gjithsesi nuk është ankuar dhe ka planifikuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme.

Frederic Veseli pritet të plotësojë repartin e prapavijës, ndërsa Bajrami do të marrë vendin e lënë bosh nga Çekiçi në mesfushë. Në sulm parashikohet ndryshim rrënjësor, me Manajn dhe Brojën që janë favoritë dhe Uzunin që do të presë shansin e tij nga stoli.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha – Ismajli, Kumbulla, Veseli – Hysaj, Bare, Gjasula, Bajrami, Trashi – Manaj, Broja

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV