Plas arma në Tiranë/ Forca të shumta policie mblidhen te “Komuna e Parisit”

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet një numër i madh forcash policore dhe qytetarësh tek lulishtja e zonës.

Burime të ndryshme raportojnë se ka mbetur i plagosur në këmbë një person me inicialet R.B., 22 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentatori është larguar në drejtim të paditur dhe është ende i paidentifikuar.