Sherri i djeshëm mes dy mësuesve të shkollës Çajupi në Tiranë ka nisur për një vend tavoline në një lokal. Dy mësueset Elida Qenami, 46 vjeç, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, mësuese historie, ka rezultuar se në një lokal në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht për tavolinë në lokal, që më pas ka përfshirë edhe familjarët e tyre.
Për ngjarjes është arrestuar Edmond Faja, 39 vjeç, pasi ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa në hetim në gjendje të lirë janë familjarët Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalija, Laert Duro, Alvaro Toptani.
Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset e përfshira në konfliktin e ditës së djeshme pranë shkollës “Andon Zako Cajupi”.