Tryeza e OSBE/ Rama: Nuk jam i sigurt se vetërregullimi është përgjigjja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisja e një legjislature të re nuk duket të ketë zbehur synimet e vjetra të qeverisë sa i takon qasjes me median online. Në tryezën e organizuar nga OSBE-ja me temë “Media në Europën Juglindore”, Edi Rama e tregoi që në fillim se çfarë relatash ka me median duke lënë të kuptohet se nisma anti-shpifje e rrëzuar edhe nga Venecia, vijon të qarkullojë në mendjen e tij. “Më duhet të pranoj se nuk jam saktësisht njeriu i duhur për t’u thirrur në këto lloj takimesh. Unë dëgjoj në mënyrë të qartë e të fortë lidhur me të ashtuquajturin vetërregullim, por nuk jam i sigurt se vetërregullimi është përgjigjja”, tha Rama. Kryeministri zgjodhi ta tregojë me shembuj problematikën që ka mospasja e një ligji rregullues për median online duke treguar vetëm një anë të medaljes. “Kur përpiqesh të parafytyrosh se çfarë do të kishte bërë makineria propagandistike naziste me këtë liri është tronditëse, deri te pedofilia e të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne”, tha Rama. Në fjalën e tij, Edi Rama nuk përmendi qëndrimet kritikuese të Komisionit të Venecias të cilat ndër rreshta u thanë nga Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias. “Aftësia e gazetarëve për të zhvilluar punën e tyre kërcënohen nga një sërë sfidash të reja e të vjetra që përsëriten, që i kanë vënë gazetarët në një pozicion më problematik”, tha Teresa Ribeiro. Të njëjtën linjë kishte edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, i cili nënvizoi se vija ndarëse ndërmjet rregullimit dhe vetërregullimit është thelbësore në funksionimin e medias.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV