Xhuzepe Verdi/ Kompozitori që ia kushtoi krijimtarinë bashkimit të Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në operat e tij të hershme, demonstroi simpati pë lëvizjen e Rilindjes e cila kërkonte bashkimin e Italisë…

 

…Xhuzepe Verdi është kompozitori më i njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Ai mbetet si njeri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës.

 

Fëmijëria

Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh herët, por shkollimi që i vështirë ngase kishte origjinë nga fshati dhe mungesë të mjeteve materiale.

 

Rinia

Në moshën 18-vjeçare dëshiron të regjistrohet në Konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mirë pianon, për këtë arsye Verdit u detyrua që Muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht te punoj që ta siguronte ekzistencën. Në saje të talentit të rralle dhe zellit të madh Verdi arriti të kompensonte mësimet që do t’i bënte në konservatorio, ai meqë punonte si instrumentist ne qytetzën Buseto, arriti të krijonte operat e para që do të shfaqeshin në Milano. Ai përveç punës për ngritjen e tij profesionale, lexonte veprat e Hygosë, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, e që këto do të bëheshin mbështetje për krijimin e libretove të operave të tij të njohura.

 

Frymëzimi

Xhuzepe Verdi jetoi në kohën kur populli i tij po luftonte për Çlirimin dhe bashkimin e atdheut prandaj ishte dëshmitar dhe pjesëmarrës në këto luftëra. Faza e parë e krijimtarisë se Verdit frymëzohet nga këto ngjarje prandaj kjo etape mund te quhet si etapa Revolucionare e Verdit, gjate kësaj kohe ai arrin suksesin e vet të parë me operën Nabukodonozor e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare të Rilindjes që nga kjo operë emri i Verdit u bë siombol i kësaj levizje që shprehej me “VIVA Vitori Emannuel”, (rroftë Vitorio Emanueli) mbreti i Italisë pra i brohorisnin mbretit të Italisë në vend të atij të Austrisë nën sundimin e të cilit ishte Italia. Korali nga opera Nabukodonozor këndohej si kënge patriotike nga masat italiane.

 

Suksesi

Pas suksesit të parë e të madh radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar jo vetëm në Itali, por edhe në Evropën e kulturuar. Verdi dallon nga bashkatdhetarët e tij, kompozitorët të cilët vite te tëra jetonin larg atdheut. Ai tërë jetën e tij e kaloi në atdhe – Itali, lidhur me popullin si një patriot i vërtetë, duke studiuar historinë jetën dhe mbi të gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës nga e cila hoqi disa mungesa eventuale që vëreheshin veçanërisht në operat serioze. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e bel kantos jo për qëllim në vete, por për shërbim të përmbajtjes. Meloditë e operave të tij ishin të çliruara nga koloraturat e tepruara dhe të dominimit te muzikës mbi përmbajtjen. Përmbajtja dhe muzika ishin te mishëruara me njëra tjetrën, prandaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do ti kompozonte, dhe bashkëpunoi ngushte me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi anën dramatike dhe psikologjike te karaktereve te protagonisteve te operave te tij.

 

Gurrat e muzikës

Muzika e tij mbështetej ne gurrat e muzikës popullore prandaj u mbështet nga shtresat e gjera te popullsisë. Edhe vete Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u be i njohur dhe i popullarizuar si një nder fytyrat me te njohura te vendit dhe te Evropës. Pleqërinë e thelle e priti te qete dhe pa trazira. Vdiq në moshë të shtyrë, më 1901. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike, ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kanë një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat më të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: Nabukodonozor, Rigoleto, Trubaduret, Traviata, Ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere komike. Në historinë e gjatë të operës Verdi zë vend të nderi sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t’u shmanget elementeve negative të operës italiane, të absorbojë elementet pozitive që ishin shfaqur në artin e operës në shekullin XIX, madje edhe disa elemente të reformës së Vagnerit dhe të realizmit të letërsisë së kohës.

Lexo edhe :  Zgjoheni në mëngjes dhe ndizni direkt një cigare? Ja nga çfarë sëmundje po vuani

 

Jeta personale

Në 1836, Giuseppe Verdi u martua me vajzën e bamirësit të tij, Margarita Barezzi. Së shpejti vajza lindi një vajzë, Virginia Maria Louise, por në moshën një vjeç e gjysmë, vajza vdes. Në të njëjtin vit, një muaj më parë, Margarita lindi një djalë, Izilio Romano, i cili gjithashtu vdes në foshnjëri. Një vit më vonë, vetë Margarita vdiq nga encefaliti.

Në moshën 26 vjeç, Verdi mbeti vetëm: të dy fëmijët dhe gruaja e tij e lanë atë. Ai merr me qira një apartament pranë kishës së Santa Sabina, është e vështirë për të që të mbijetojë nga kjo humbje. Në një moment, ai madje vendos të ndalojë kompozimin e muzikës.

Në moshën 35 vjeç, Giuseppe Verdi ra në dashuri. E dashuri i tij ishte këngëtarja italiane e operës Giuseppina Strepponi. Për 10 vjet ata jetuan në një të ashtuquajtur martesë “civile”, e cila shkaktoi biseda jashtëzakonisht negative në shoqëri. Çifti u martua në 1859 në Gjenevë. Dhe nga gjuhët e liga, çifti preferoi të fshihej larg qytetit – në Villa Sant’Agata. Nga rruga, projekti i shtëpisë u krijua nga vetë Verdi, ai nuk donte të drejtohej në ndihmën e arkitektëve.

Shtëpia doli të ishte lakonike. Por kopshti përreth vilës ishte vërtet luksoz: lule dhe pemë ekzotike ishin kudo. Fakti është se Verdi i pëlqente t’i kushtonte kohën e tij të lirë kopshtarisë. Nga rruga, ishte në këtë kopsht që kompozitori varrosi qenin e tij të dashur, duke lënë një mbishkrim në varrin e tij: “Një monument për mikun tim”.

 

Vdekja

Më 21 janar 1901, Giuseppe Verdi ishte në Milano. Në hotel ai pësoi një goditje në tru, kompozitori ishte i paralizuar, por ai vazhdoi të lexonte partiturat e operave Tosca dhe La Bohème, The Queen of Spades, por mendimi i tij për këto vepra mbeti i pashprehur. Çdo ditë, forca e kompozitorit të madh u largua, dhe më 27 janar 1901, ai ishte zhdukur.

Kompozitori i madh u varros në Varrezat Monumentale në Milano. Por një muaj më vonë, trupi i tij u rivarros në territorin e një shtëpie pushimi për muzikantët në pension, e cila në një kohë u krijua nga vetë kompozitori.

 

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV