Arrestimi i Thoma Gëllçit, Frrok Çupi zbulon çfarë ndodh në RTSH: Atje është një çmendinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Analisti Frrok Çupi deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel, se ajo që ndodh në RTSH është një “çmenduri e madhe”.

Sipas tij, korrupsioni 1 milion euro është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit që ndodh në televizionin publik.

“Një korrupsion prej 1 milion eurosh është një gjë e vogël në krahasim me të korruptuarin total që është RTSH. Është një gjë që e paguan publiku, por nuk ka televizion publik. Aty nuk vidhet 10%, aty vidhet 99%. Është kulmi i botës të mendosh se në RTSH vidhet në mënyrë ordinere. Tek ai Agro RTSH, janë 3 gazetarë në 2 karrige.

Është e tmerrshme sesi një televizion publik shqiptar bazohet mbi mashtrim. Flitet për një TVSH Agro, por realisht nuk ka asgjë. Po i bëhet një mashtrim i madh publik. Ç’janë këto 14 kanale? Këto janë kanale false. RTSH është institucioni me paratë më të shumta, ka buxhet të madh.

14 kanale janë 14 thasë bosh, janë kanale me nja gazetar dhe një drejtor. Aty është një tmerr i madh. Atje është një çmendinë”, tha Çupi.

Sipas tij, kanalet e Radio Televizionin Shqiptar janë një skemë për të fituar para.

“Këto kanale janë thjesht thasë, ku futen para. Kemi një televizion publik, që merr fondet më të mëdha pas ÇEZ-it nga qeveria dhe që e ka audiencën 0.8 %.“/

Të fundit

Mijëra njerëz protestojnë në Hagë: Nd veprime ndaj Izraelit për luftën në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues të veshur me të kuqe marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria...

Joe Biden me kancer “agresiv”, reagon Donald Trump: Jam i pikëlluar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar i pikëlluar në lidhje me lajmin e ish-presidentit, Joe Biden, i cili u...

“Me merr malli për Gertin”, përlotet Edlira Çepani: Na la dashuri sa për tre jetë

Ndonëse janë bërë 8 muaj nga ikja e parakohshme nga kjo jetë e ish-deputetit Gerti Bogdani dhimbja është e madhe në shtëpinë e tij,...

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë Socialiste për manipulim të...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Lajme të tjera

Web TV