Gjykata Speciale i kërkon garanci Policisë së Kosovës për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës, që t’u përgjigjen në detaje nëse ky institucionin i sigurisë mund të sigurojë mbrojtën në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen prej gati një viti të paraburgosur në Hagë. Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar me 8 tetor nga Haga, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën. Në dokument e lëshuar nga gjyqtari francez, Nicolas Guillou, thuhet se Policia e Kosovës urdhërohet, po ashtu, që të respektojë konfidencialitetin dhe përmbajtjen e procedurës, raporton rtk. Ish-eprorët e UCK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Haga për krime lufte në Kosovë. Në vendimin e fundit të Panelit të Gjyqtarëve të Apelit lidhur me apelet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve kundër vendimeve të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për rishikimin e mbajtjes së tyre në paraburgim, u zbulua se Drejtoria e Policisë së Kosovës, nuk kishte dhënë garancitë e mjaftueshme për mbrojtjen në liri të ish-eprorëve të UÇK-së, të cilët tash e njëmbëdhjetë muaj po mbahen në paraburgim në Hagë. “Paneli konstaton se nëse Gjyqtari i Procedurës Paraprake konsideron se përgjigja nga Policia e Kosovës nuk ishte mjaftueshëm e kënaqshme, atëherë ai duhet të kishte kërkuar nga Drejtori i Policisë për të marrë përgjigjen e detajuar që konsideronte se mungonte”, thuhej në vendimin e Panelit.

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV