I shpëtoi atentatit mbrëmë te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Nuk e pashë kush më qëlloi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22-vjeçari Redi Balla i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit, ku mbeti i plagosur, ndërsa dëshmia e tij nuk kanë ndihmuar aspak hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Në një dëshmi ‘standarde’, Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm.

Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.

Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, ndërsa u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një kafene dhe mori makinën për t’u nisur në shtëpi.

I riu u qëllua brenda automjetit të tij mbrëmjen e djeshme, ndërsa mori një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Komuna e Parisit është një zonë mjaft e frekuentuar dhe e rrethuar nga biznese me kamera të shumta sigurie, që pritet të zbardhur identitetin e autorit apo autorëve.

Të fundit

“Unë jam Zoti, ISIS ka dalë nga qelia”, dënohen bosët e mafies shqiptare! 15 vite…

Dy bandat shqiptare të drejtuara nga Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj janë dënuar përfundimisht nga Gjykata e Kasacionit në...

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe Gjermania ka prezantuar një projekt...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV