Makina inteligjente kap mat shoferët problematikë, vendosen mbi 2 mijë gjoba për tri ditë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon në të gjitha rrugët e vendit kontrollet intensive me radarë, makinën inteligjente, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 72 orëve të fundit janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 3 ditëve të fundit, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente në akse rrugore me risk e në vende të cilësuara si njolla të zeza, janë vendosur 2134 masa administrative, për shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Njoftimi i plotë:

?Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 75 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 30 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore, 2421 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, mospërdorim të rripit të sigurimit, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi tej normave të lejuara (pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit), për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe për parkime të gabuara, që bllokojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve, etj.

Lexo edhe :  "Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie"

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??♂?

Të fundit

Taksistët grekë në grevë, bllokojnë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës. Ndryshe...

Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë / Mediat e fshinë brenda 24 orësh, ndarje kulturore

Një shtyrje apo një shpullë. Një klip i shkurtër që do të kishte dominuar lajmet amerikane për ditë të tëra, u transmetua në Francë...

Kush janë deputetët demokratë që do arrestojë SPAK?

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në media se do arrestohen dy deputetë të PD. “Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës...

Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për skandalin e lobimit të LSI...

Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë...

Lajme të tjera

Web TV