Publikohen pamjet e Maradonës në shtrat me 16-vjeçaren që e akuzon atë se e mbylli në hotel dhe e drogoi me kokainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë publikuar pamjet e Diego Maradonës në një shtrat me një vajzë 16-vjeçare e cila ka kohë që e ka akuzuar legjendën e futbollit se e ka mbyllur atë në një hotel, e ka droguar me kokainën dhe e ngacmoi duke e prekur te gjoksi i saj.

Mavys Alvarez, nga Kuba, shihet në siklet në videot intime që janë realizuar në vitin 2000 në fillim të lidhjes së tyre të supozuar trevjeçare, shkruan DailyMail.

Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare vitin e kaluar, mbajti kamerën në duar ndërsa dyshja ishte shtrirë në shtrat dhe në sfond dëgjoheshin komentatorët e futbollit.

Videot e tjera, të marra nga gazeta spanjolle “Infobae”, tregojnë bashkëpunëtorët e Maradonës në dhomë.

Akuzat kanë nxitur një rast trafikimi njerëzor kundër rrethimit të ikonës së ndjerë dhe kanë hedhur një hije mbi atë që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit ndonjëherë.

Alvarez, tani 37-vjeçe, kohët e fundit theu heshtjen e saj duke treguar se si adoleshente fluturoi për në Argjentinë nga Kuba pa lejen e prindërve të saj kur ishte vetëm 16 vjeçe, ndërsa Maradona ishte 40 vjeç.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV