Ahmetaj: Do mbrojmë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha dje, pas mbledhjes së qeverisë se biznesi i mesëm dhe i madh nuk është përfshirë në planin e Qeverisë për ta mbrojtur nga rritja e çmimit të energjisë, ndaj ata do të duhet të vijojnë sipas planit që ka qenë deri më tani. I pyetur për rritjen e çmimeve, ai tha se “Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e planit, pika e parë më e rëndëishme ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike, pika e dytë ka të bëjë me mos rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël. Për pjesën tjetër ka një reformë që do vazhdojë si ka qenë e planifikuar”. Ahmetaj tha se nuk do të rriten çmimet për familjarët dhe për biznesin e vogël. “Do vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare e çmimeve të energjisë eletrike. Do vazhdojmë ta mbrojmë, në të njëjtën kohë po punojmë, me kompanitë për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orë në 7 ditë të javës, megjithëse globalisht furnizimi me energji elektrike nuk ka qenë në trendet e tregut por ka qenë me shumë problematika jo në vende si Shqipëria por edhe në Angli e vende të tjera”, tha Ahmetaj.

 

 

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV