Kriza energjitike/ Peleshi: Në këtë situatë opozita nuk mund të kërkoj rritje pagash dhe pensionesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, shprehet se “kriza energjetike që ka filluar të prekë ekonominë botërore, nuk vjen për mirë”. Sipas tij, “ajo do të prekë financat tona dhe kjo nuk është as në dorën e qeverisë, as në dorën e opozitës shqiptare”. “Kryeministri ka garantuar se menaxhimi i krizës do të bëhet me mjete dhe burime që nuk prekin çmimin e energjisë për konsumatorët dhe bizneset. Opozita nuk mund të pretendojë më tepër se kaq. Premtimet për dyfishim pagash, trefishim pensionesh, katërfishim subvencionesh apo zerim taksash, mbeten lojë populiste dhe spekulim. Si mund të rriten shpenzimet për paga, pensione, subvencione duke i ulur të ardhurat nga tatim-taksat në buxhet? Populistët nuk i përgjigjen asnjëherë pyetjes: “Si do ta bëni?”, por i përgjigjen me zell pyetjes: “Çfarë do të bëni?”. Veçse, çfarë duhet të bëjmë sot në Shqipëri nuk është rritja e pagave dhe pensioneve me urdhrin e peshkut, por është një politikë afatgjatë për rritjen e produktivitetit”, sqaron Peleshi në rrjetet sociale. Peleshi ka bërë një krahësim me vendet e tjera të rajonit sa i takon një të punësuari të përkthyer në produkt të brendshëm bruto. “E thënë thjesht, sa prodhojmë me burimet që kemi në dispozicion. Në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2015,(ndjesë për mungesën e të dhënave më të freskëta) në Shqipëri, një i punësuar prodhonte në vit mesatarisht 28.300 euro produkt të brendshëm bruto (GDP). Ndërkohë, në të njëjtin vit, një i punësuar në Bullgari prodhonte 40.000 euro GDP, në Kroaci 54.000, në Estoni 56.000 dhe në BE mesatarisht 81.000 euro GDP. Rritja e produktivitetit nuk është çështje masash. Produktiviteti ka disa fjalë kyçe të tjera, të ndryshme nga ato që propozon opozita në paketat magjike. Këto fjalë nuk janë rroga, pensione, subvencione, përjashtime nga taksat. Fjalët kyçe që lidhen me politikën afatgjatë për rritjen e produktivitetit janë: DIJE, INOVACION, TEKNOLOGJI. Nëse një fermer përdor dijen, pra nëse këshillohet me specialistët e duhur dhe përdor teknologji të kohës, vlera e produkteve të fermës së tij do të disafishohet”, shton Peleshi. Sipas ministrit, “edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ne po rimodelojmë dijen në Akademi dhe Forcat e Armatosura, po investojmë në teknologji të reja dhe po ndërtojmë ekosistemin e inovacionit. Dija, inovacioni dhe teknologjia janë rruga. Të tjerat janë humbje kohe në një Shqipëri që nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur”.

Lexo edhe :  Kryemadhi ‘derë më derë’ për Metën/ Do të trokas për votën (FOTO)

 

Të fundit

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

VIDEO/ PD hap fushatën, Berisha dhe LaCivita mbërrijnë në sheshin “Nënë Tereza”

Vetëm pak minuta para nisjes së fushatës së koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” në...

Lajme të tjera

Web TV