Rriten me 487 mln euro të ardhurat në 9 muaj! Ministria e Financave: Shpenzimet ishin 9.6% më të larta se në 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ardhurat e mbledhura për periudhën janar-shtator kanë tejkaluar planifikimin fillestar të bërë nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave fiskale të publikuar këtë të enjte thuhet se deri në fund të shtatorit u mblodhën 367 miliardë, ose rreth 58.9 miliardë lekë më shumë se në vitin e kaluar.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 9-mujorin 2021 u realizuan në masën 183.4 miliardë lekë, 22.8 miliardë ose 14.2% më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.6 miliardë lekë, ose 1.4% më shumë se plani i 9-mujorit 2021.

Ndërsa të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 135,9 miliardë lekë, 26.6 miliardë lekë ose 24.3% më shumë se 9 mujori 2020, si dhe 12.6 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 9 mujorin e vitit 2021. Të ardhurat doganore të 9 mujorit 2021 janë ndikuar kryesisht nga rritja e volumit të importit,i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 23.9 miliardë lekë ose 24.3 % më shumë krahasuar me 9 mujorin 2020.

Nga ana tjetër janë rritur me 9.6% edhe shpenzimet sipas financave.

“Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2021, arritën në rreth 403 miliard lekë me një realizim në masën 93.8 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë është rezultuar 9.6 përqind më i lartë ose rreth 35.4 miliard lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9 mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 68 përqind të planit vjetor fillestar dhe 66.1 përqind të planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV