Blinken takim me Borrell: Të ecin para bisedimet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i shtetit Antony Blinken i ka kërkuar BE-së që të çojë përpara bisedimet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vendet e unionit. Blinken, gjatë një takimi me përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit.

“Kur bëhet fjalë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në të gjithë botën, Bashkimi Evropian është një partner kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht nuk ka asnjë sfidë me të cilën ne përballemi dhe nuk po punojmë së bashku për të”, tha Blinken.
Sipas njoftimit nga DASH, dy zyrtarët diskutuan edhe mbi çështje të tjera si partneriteti SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusia dhe Kina. Borrell e cilësoi takimin një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, veçanërisht sikurse ai tha, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Ne, Bashkimi Evropian duket të jemi partneri më i mirë dhe aleati më i mirë i SHBA-së, dhe marrëdhënia transatlantike është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi me pjesën tjetër të botës”, tha Josep Borrell.

Blinken dhe Borrell nënvizuan gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë në përpjekjet për të rivendosur rendin demokratik në Venezuelë.

Të fundit

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit. Flakët që morën gjithçka që...

‘Amerikë, jemi kthyer!’ Trump futet në TikTok me mesazhe për 170 milionë përdorues

Të martën, Shtëpia e Bardhë krijoi një llogari zyrtare në TikTok, me synimin për të përcjellë mesazhet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, te...

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane të udhëtimeve “Skyscanner”. Shqipëria...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Lajme të tjera

Web TV